TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili mbërriti me vonesë në Kuvend, pasi socialistët kishin votuar me nxitim programin qeverisës, u shpreh se Rama e ka poshtëruar parlamentin, dhe se duhet një reagim kombëtar kundër tij. Berisha u shpreh se akte të tilla nuk kanë guxuar ti bëjnë as liderë autoritarë si Maduro.
Berisha: As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton
Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.
As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.
As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.
Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.
Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.
Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.
Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve.
Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.
Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.....
Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt. Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave.
Me 82 vota pro, mazhoranca në Kuvend miratoi sot programin qeverisës dhe përbërjen e re të kabinetit të propozuar nga Kryeministri Edi Rama. Seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi opozita bllokoi foltoren, duke penguar zhvillimin e debateve parlamentare. Shkak për debatet u bë ndërprerja e fjalës së kryeministrit Rama, me një mesazh nga ministrja artificiale Diella. /ZËRI