SHBA-Bordi i Paqes është mbledhur në Uashington! Takimi ka nisur me një foto familjare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes, ku shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.
Visualizza questo post su Instagram
I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim.
Sipas listës, përpos Donald Trump dhe përfaqësuesve amerikanë, një fjalim do ta mbajë edhe Edi Rama. Shqipëria është renditur pas Kazakistanit dhe Uzbekistanit, ku së bashku me vendet e tjera përfaqësuese pritet të mbajnë një fjalim të shkurtër, ku do të njoftojnë edhe kontributet e tyre në përpjekjet e rindërtimit të Gazës.