
TIRANË- Kuvendi edhe sot u zhvillua me tensione si brenda edhe jashtë. Deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar, u përplasen me gardën, ndërsa ata ën sallë penguan zhvillimin e seancës. Kuvendi u ndërpre për disa minuta, pasi deputetja Elda Hoti hodhi parfumë në sallë, por socialiastët pretenduan se ishte benzinë. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit vendosi pezullimin e seancës. Seana risini sërish por pa opozitën, pasi ishin larguar.
Në seancën e sotme u miratua me 73 vota pro raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. Parlament, nuk mori votat dhe u zgjodh automatikisht anëtarja e Këshilli i Lartë Gjyqësor nga Shoqëria Civile, Vjolanda Theodhori.
Parlamenti, nuk mori votat dhe automatikisht anëtari i Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga Shoqëria Civile, Erjon Fejzulla.
Seanca është mbyllur me miratimin e disa projektligjeve në mungesë të opozitës;
Raporti KLSH – 73 vota pro; 0 abstenim ;0 kundër
Shërbimi veterinar – 73 vota pro ; 0 abstenim ; 0 kundër
Për lejet e mjedisit -73 vota pro ; 0 abstenim ;0 kundër
Vjolanda Theodhori -69 pro ; 3 abstenime ; 1 kundër
Anëtare e KLGJ nga përfaqësuesit e shoqërisë civile
Erjon Fejzulla -68 pro ;4 abstenime ; 1 kundër
Organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë nëse nuk arrihet shumica edhe në votimin e tretë kandidatët konsiderohen të zgjedhur.
Pajtim Melani – 12 pro ; 3 abstenime ;58 kundër
Mësohet se pas përfundimit të seancës socialistët janë larguar nga salla e Kuvendit duke dalë nga dera e pasme në drejtim të Akademisë së Shkencave, për shkak të tensioneve që ndodhën para Kuvendit. /ZËRI