Politikë

Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga fundi i marsit, janë 240 vëzhgues

Zannier ka deklaruar se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.

F.I
Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga
Lamberto Zannier

TIRANË-Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier, ka mbërritur në njësinë nr.10 në Tiranë, nga ku deklaroi se po monitoron nga afër për të vrojtuar nëse këto zgjedhje janë me standartet ndërkombëtare. Zannier ka deklaruar se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.

Ambasadori theksoi se janë angazhuar 240 vëzhgues, por janë edhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së. Ndërkohë, Zannier deklaroi se ditën e nesërme do të ketë një konferencë për mediat, në orën 15:00. 

Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier: Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp. Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik.

Poll

MOS HUMB