Politikë

Nasufi uron Dimalin dhe Poliçanin, pavarësisht kundërshtive për hartën e re territoriale (VIDEO)

Deputeti socialist ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përcaktuar kriteret për bashkimet e propozuara, duke kërkuar një trajtim të njëjtë edhe për bashki të tjera.

M.K.

 

Nasufi uron Dimalin dhe Poliçanin, pavarësisht kundërshtive
FADIL NASUFI

TIRANË- Deputeti socialist Fadil Nasufi ka konfirmuar mbështetjen e tij për reformën e re administrativo-territoriale, edhe pse gjatë fjalës së tij në Kuvend shprehu rezerva për mënyrën se si është hartuar harta e re.

Nasufi u ndal veçanërisht te bashkitë Dimal dhe Poliçan, të cilat sipas draftit të ri do t’i bashkohen Bashkisë Berat. Ai tha se i kupton kundërshtimet e banorëve dhe se vetë kishte pritur një tjetër organizim të njësive vendore.

“Realisht prisja një hartë territoriale që e sjell organizimin e pushtetit vendor në kufirin e bashkive metropolitane ose ish-rretheve. Jam i dakordësuar me banorët e Dimalit”, tha Nasufi.

Deputeti socialist ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përcaktuar kriteret për bashkimet e propozuara, duke kërkuar një trajtim të njëjtë edhe për bashki të tjera.

“Nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie, ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina etj.”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve dhe shqetësimeve që përcolli në Kuvend, Nasufi bëri të qartë se në votim do të mbështesë draftin e paraqitur nga mazhoranca.

“Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative”, tha Nasufi.

Në përfundim të fjalës, deputeti socialist iu drejtua me një mesazh edhe dy bashkive që pritet të bashkohen me Beratin, duke i uruar mirëseardhjen në strukturën e re territoriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB