Politikë

"Tërmet" në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur, PS me 3 deputetë

Nga lista e sigurtë ka dalë drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun, Mirela Kumbaro dhe "homologu" i saj demokrat, Tritan Shehu.

k.m.
"Tërmet" në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan
Tërmet Peçi dhe Tritan Shehu

GJIROKASTËR- Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste i ka "rrëmbyer" deputetët demokratëve. PS ka nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Nga lista e sigurtë ka dalë drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun, Mirela Kumbaro dhe "homologu" i saj demokrat, Tritan Shehu. Me këtë të fundit mbyllen të zgjedhurit nga demokratët, ndërsa socialistët çojnë në sallë edhe ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin me 9468 vota dhe Pirro Dhimën me 6902.

Nr Kandidati Vota-PD

"Tërmet" në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan

1 Alma Kore 3569
2 Arben Ristani 2881
3 Mariklent Dervishi 2001
4 Bajram Hysa 1499

Nr Kandidati Vota-PS

"Tërmet" në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan
1 Tërmet Peçi 9468 
2 Piro Dhima 6902
3 Anila Dhimitri 3292
4 Shyqyri Hysi 2371

Zgjedhjet 2025 u mbyllën me fitoren e Partisë Socialiste. Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar me 733149 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar. Partia Demokratike renditet e dyta me 50 mandate, me 34,2%, ose mbi 480 mijë vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB