Politikë

Në pritje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak për Veliajn, Berisha mbledh "të vetët" në seli!

Mbledhja e demokratëve vjen vetëm pak orë para se Këshilli Bashkiak të mblidhet në një seancë, në orën 16:00.

zh.ll
Në pritje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak për
selia blu-partia demokratike

TIRANË- Grupi i Partisë Demokratike do të mblidhet sot, në orën 12:00, në selinë blu. Mbledhja e demokratëve vjen vetëm pak orë para se Këshilli Bashkiak të mblidhet në një seancë, në orën 16:00. Fokusi i mbledhjes është shkarkimi apo jo i kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.

Ndërkohë, edhe ne mbledhjen e demokratëve pritet që të diskutohet për qëndrimin e tyre në Këshill, megjthëse kryedemokrati Sali Berisha deklaroi dje se do të jenë pro shkarkimit të Veliajt. Megjithatë, lidhur me kërkesën e Veliajt për të qenë prezent në Këshill, opozita është shprehur pro pranisë së tij. 

Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se në emër të PD kërkon që Veliaj të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, në mbledhjen për shkarkimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB