Politikë

"Në spitalin e Lushnjës të hanë minjtë"/ Korreshi shpërthen në Kuvend: S'ju vjen turp, harram lekët e shqiptarëve

Ai kritikoi ashpër ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke theksuar mungesat dhe problemet që, sipas tij, po rrezikojnë jetën e pacientëve.

zh.ll
"Në spitalin e Lushnjës të hanë minjtë"/
saimir korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur sot nga foltorja e Kuvendit shqetësimet për gjendjen e rëndë të spitalit të Lushnjës. Ai kritikoi ashpër ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke theksuar mungesat dhe problemet që, sipas tij, po rrezikojnë jetën e pacientëve.

Mes problematikave në spita, Korreshi përmendi kushte të mjerueshme, që nga mungesa e frigoriferit për të mbajtur insulinën dhe ndërprerjen e punës së shërbimit të anestezisë. 

“Nuk ju vjen turp ju. Edhe synetlliqet janë rralluar nuk merren përsipër. 6 muaj nuk punoi ajo e anestezisë. Prej 57 ditësh në Lushnje ke një pacient, nuk ka frigorifer për të mbajtur insulinën, sepse ka skaduar 20 herë. Shkon e blen vetë ai. Kujt ja tregoni revistat televizive nuk keni turp. Në Lushnje të hanë minjtë, është batërdi, ka rënë çdo mur. Si shikoheni në pasqyrë. Keni të bënë me jetë njerëzish…52 lushnjarë ikin jashtë Lushnjes për të marrë dializë, nuk keni turp…harram lekët e shqiptarëve, se nuk punon pajisja e ujit për të freskuar ujin. A paguajnë taksa këta, përse të shkojnë te privati? Kam pasur një humbje të madhe, për një eko vdiq. 38 vjeç, po të ishte konstatuar do kishte shpëtuar… kur mora 127 u përgjigj Tirana…Duhet të marr unë Tiranën, Lushnja mua…”, u shpreh Korreshi.

Nga ana tjetër, ministrja Evis Sala theksoi sipas saj se, qytetarët kanë nevojë për informacion të saktë dhe jo për alarm politik. Ajo njoftoi se spitali do të pajiset me aparat të ri mamografie dhe se investimet në strukturat shëndetësore do të shtrihen gradualisht në të gjithë vendin, për të garantuar shërbim dinjitoz për pacientët.

Poll

MOS HUMB