Politikë

Nesër protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë policie në terren

Në këtë protestë do të marrë pjesë edhe kryedemokrati, i cili do të shoqërohet nga dhjetra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe do të marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë.

I.F
Nesër protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë policie
Sali Berisha

TIRANË- Më 8 shkurt do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Sali Berisha tha se tubimi do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë ndryshe nga protestat që u mbajtën disa muaj më parë ku mosbindja civile u organizua në pika të ndryshme të kryeqytetit. Berisha gjatë konferencës për media bëri thirrje qytetarëve të iu bashkohen, në këtë tubim të mbajtur në prag të nisjes së fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në këtë protestë do të marrë pjesë edhe kryedemokrati, i cili do të shoqërohet nga dhjetra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe do të marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit ka marrë masa për të menaxhuar protestën, duke bllokuar disa nga akset që të çojnë drejt bulevardit. Po ashtu do të angazhohen rreth një mijë forca policore për mbarëvajtjen e protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB