Politikë

Nga deputetët e PS, te garda dhe Sekretariati, Vokshi: Kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin e komisionit

Ajo gjithashtu tha se ka dërguar kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës të rikthehen sërish në sallë.

I.F
Nga deputetët e PS, te garda dhe Sekretariati, Vokshi: Kallëzim penal
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se do të nisë procedurat për të marrë masa disiplinore ndaj depuetëtve të Partisë Socialiste, Erion Braçe, Ilir Metaj, Plarent Ndreca dhe drejtuesin e Gardës. Sipas saj ata penguan hetimin dhe funksionimin e komisionit.

Ajo gjithashtu tha se ka dërguar kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës të rikthehen sërish në sallë.

“Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët dhunues verbal Plarent Ndreca, Ilir Metaj, Erion Braçe. Të nisin procedurat për marrjen e masave për sekretarin e përgjithshëm dhe të gjithë administratën që ka penguar hetimin parlamentar. Kemi bërë kërkesë te Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues në këtë komision. Kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar dhe funksionimin normal të këtij komisioni hetimor, që nga sekretari i përgjithshëm dhe drejtuesi i Gardës. Sepse nuk ndodh që pesë punonjës të gardës të ushtrojë këtu presion ndaj deputetëve të opozitës dhe të gjithë ata që i ndihmojnë nga ana e administratës. Kërkesa jonë është të presim përgjigjen e kryetares së kuvendit, të kthehen në këtë komision të gjithë deputetët e opozitës, kërkues të ngritjes së komisionit, dhe të vijojë në ligjshmëri ky komision i rrëmbyer nga ana e deputetëve të mazhorancës. Do doja që një herë të vetme të kishit mirëkuptim për kërkesat tona”, tha Vokshi. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB