Politikë

Nis përplasja! Protestuesit nga Bashkia shkojnë tek Kuvendi, shtyhen me efektivët

Kuvendi përfundoi mes kaosit si brenda por edhe jashtë seancës plenare.

Zeri

Nis përplasja! Protestuesit nga Bashkia shkojnë tek Kuvendi, shtyhen

TIRANË- Protestuesit që ndodheshin tek Bashkia e Tiranës iu janë bashkuar deputetëve të opozitës që po demonstronin jashtë Kuvendit. Më pas deputetët u përplasen me Policinë e Shtetit, pasi sipas ligjit vetëm Garda lejohet në oborrin e Parlamentit.

“Çfarë do Policia këtu. Largohuni. Turp, turp. Ikni, mbajeni mend! Largohuni prej këtu, s’keni punë në Kuvend. narkobandë në shërbim të qeverisë, ky është fundi”, thanë deputetët e opozitës.

Kuvendi përfundoi mes kaosit si brenda por edhe jashtë seancës plenare. Para Parlamentit janë mbledhur dhe mbështetësit e opozitës, pasi u larguan nga tubimi që mbajtën tek Bashkia e Tiranës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB