
TIRANË- Për tensionet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, Gazment Bardhi është shprehur për mediat se punonjësit e Policisë së Shtetit u kanë drejtuar armët. Po ashtu, në protestën e dhunshme para Parlamentit, ka folur Flamur Noka, i cili kërcënoi se socialistët do t'i tërheqin zvarrë njëjtë si diktatorin Enver Hoxha.
DEKLARATAT E OPOZITËS:
Bardhi: Efektivë na drejtuan armët! Nuk ka ndodhur që të hyjnë forcat speciale për të dhunuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kë po tentojnë të trembin, ta harrojnë!
Noka: I them nipit të Enver Hoxhës, ti mund të jesh ministër, por mos harro që e kemi tërhequr zvarrë. Është e paprecedentë që të ndërhyjnë RENEA-t dhe FNSH ndaj deputetit. Pse? Për të mbrojtur Narcos. Mosbindja civile do i brejë. Nuk i mbron dot as narcos, as Elisa Spirogjoka. Populli do t'ju bëjë gjyqin./ZËRI