
TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndodhen në Spitalin Onkologjik, QSUNT, për hapjen e një kapitulli të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center. Rama u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza dhe veçanërisht Spitalin Onkolgjik.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë përmendi skandalin e Spitalit Onkologjik duke thënë se ishte një grup kriminelësh që shkaktuan një situatë dramatike. Rama shtoi se është optimist për ecurinë e mëtejshme për transformonin e QSUT dhe Spitalin Onkologjik.
"Rikthehemi në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike e shkaktuar një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik. Jam shumë optimist për ecurinë e transformimit të QSUT dhe për transformimin e spitalit Onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi shëndetësor ekselent në Shqipëri. Ky nuk është një shkëmbim sporadik, por një aleancë strategjike bazuar në mirëkuptimin se krah për krah me mjekët, do të arrijmë të krijojmë një sienergji që do ta bëjë këtë periudhë disa vjeçare qendrën spitalore universitare 2030 eskelence për Shqipërinë dhe rajonin. Jam shumë mirënjohës presidentit të Izraelit që u tregua i gatshëm gjatë vizitës së tij në Tiranë të na vendosnin në kontakt. Stafi të lërë mënjanë emocionet fëmijërore kush jam unë e kush je ti, por të angazhohen profesionalisht. Një skuadër e cila siç doli në pah hyrë në përçarje shumë shqetësuese. Stafi izraelit s’janë këtu për të përfituar as para, pas reputacion, as favor nga Shqipëria,"-u shpreh Rama.
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Sheba Medical Center, një nga spitalet më të mëdha dhe më të avancuara në Izrael, për të përmirësuar shërbimin onkologjik në Shqipëri./ZËRI