Politikë

Organizator i protestës së "21 Janarit"/ Xhemal Qefalia paraqitet në SPAK

Deputeti socialist është thirrur si person që dijeni për çështjen që po heton Prokuroria e Posaçme pasi ka qenë një nga organizatorët e protestës që përfundoi me vrasjen e 4 personave.

k.m.
Organizator i protestës së "21 Janarit"/ Xhemal Qefalia
Xhemal Qefalia

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas paraqitjes së deputetit socialist në SPAK, mësohet se Qefalia do të pyetet nga prokurorët e SPAK për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Deputeti socialist është thirrur si person që dijeni për çështjen që po heton Prokuroria e Posaçme pasi ka qenë një nga organizatorët e protestës që përfundoi me vrasjen e 4 personave.

 "Shpresoj te zbardhet 21 janari. U pyeta si protestues' tha Qefalia pasi doli nga SPAK.

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB