TIRANË- Ka përfunduar pas rreth 5 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Pas përfundimit të takimit, Kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Pallatit të Brigadave. Në mbledhje janë diskutuar zhvillimet e fundit si çështja e Zvërnecit dhe protestat, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura më vonë.
Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më shumë prezent në rrjetet sociale.
“Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhje. Sipas Ramës deputetët duhet të nxjerrin punët që bën qeveria me argumentat përkatës.
Në një moment Rama i është drejtuar edhe deputetit Erjon Braçe për videot e shpeshta që ai publikon. Ky i fundit në replikë, është përgjigjur se e bën këtë gjë pasi nuk ka gjetur zgjidhje.
Replikat mes tyre:
Rama: Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por nuk nxjerr koshat e pastra.
Braçe: E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje./ZËRI