Aktualitet

Përplasja me armë te Kisha e Laçit! Ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

F.I
Përplasja me armë te Kisha e Laçit! Ndërron jetë te
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Është shënuar viktima e parë nga përplasja me armë zjarri në Laç, ku pesë persona mbetën të plagosur. 24-vjeçari Geri Bitri ka ndërruar jetë te spitali i Traumës. 24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

Sa i përket gjendjes së të plagosurve të tjerë, në gjendje të rëndë mbetet edhe Amarildo Ndoj, por nuk dihen detaje të tjera përveç faktit që i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. 

Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por gjendja e tyre nga mjekët konsiderohet stabël.

Çfarë ndodhi mesditën e 3 Majit

Dy grupe djemsh janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugë për në Kishën e Laçit. Konflikti banal mes tyre kishte ndodhur një natë më parë, ndërsa u finalizua në përdorimin e armës vetëm meditën e djeshme. Daniel Gjeloshi, (një nga 5 të plagosurit) 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca kanë qëlluar në drejtim të mjetit, ku ndodheshin Liridon Ismaili 26 vjeç, Amarildo Ndoj dhe i ndjeri Geri Bitri 24 vjeç. Të dy mbetn të plagosur, ndërsa plumbat kapën edhe Angjelina Gjezajn, e cila ka qenë duke shitur qirinj për besimtarët që vizitojnë Kishën e Laçit. Plumbat në drejtim të mjetit lanë të plagosur 5 persona. 

Pranë vendit të ngjarjes, në kantierin e një pallati në ndërtim është gjetur një armë zjarri, pistoletë, që dyshohet se i përket autorit të plagosjes se 5-fishtë në Laç. Në pranga kanë përfunduar Daniel Gjeloshi, 27 vjeç (një nga 5 të plagosurit) dhe Klevis Ndreca, 28-vjeç. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB