
KORÇË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Bledion Nallbati është përfshirë në një konflikt. Nallbati dhe i vëllai, Alti Nallbati janë përplasur fizikisht me një shofer kamioni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të pasdites së sotme.
Shkak është bërë një përplasje që nuk ndodhi kurrë!
Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit për të dhënë sqarime. Në deklarimet e para, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa. Ndërsa shoferi deklaroi se po kalonte nga Kapshtica për në Devoll.
Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, por rasti po hetohet dhe çështja do të dërgohet në Prokurorinë e Korçës./ZËRI