Politikë

Përplasja me Xhabaftin në Vorë, procedohet Flamur Noka, kallëzuesit: Na pengoi të votonim

Noka është proceduar për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

F.m
Përplasja me Xhabaftin në Vorë, procedohet Flamur Noka,
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është proceduar në gjendje të lirë pas përplasjes që pati me anëtarët e familjes Xhabafti në Vorë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Noka është proceduar për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi është bërë pasi dy persona kanë pretenduar se demokrati i i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

Çfarë ndodhi sot në Vorë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Një prej tyre është identifikuar si Berti Xhabafti. Noka ka pretenduar se Xhabafti bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe se kanë ushtruar presion kundrejt qytetarëve për vota.

Poll

MOS HUMB