Politikë

Përplasje te "Ligjet"/ Boçi: Qytetarët e gjejnë vulën në SPAK, se janë 40 kryetarë atje, Manja: Ti shiko mos të vjen ndonjë ftesë

Një përplasje u regjistruar mes deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa po diskutohej për shërbimet publike.

zh.ll
Përplasje te "Ligjet"/ Boçi: Qytetarët e gjejnë
luciano boci-ulsi manja

TIRANË- Diskutimet për Reformën Territoriake në Komision e Ligjeve, u shoqëruar me debate mes palëve. Një përplasje u regjistruar mes deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa po diskutohej për shërbimet publike.

Boçi iu referua kryetarëve të bashkive që janë përballur me drejtësinë, duke deklaruar se sot qytetarët “e gjejnë vulën te SPAK-u”, ndërsa Manja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se "secili ka llogarinë e vet me drejtësinë".

Pjesë nga debati:

Boçi: "Doja ta nisja te monologu juaj (Manja), ku qytetarët e gjenin kryetarin e komunës. Dhe e përcaktoje që do e gjenin vulën te turizmi. E di ku e gjejnë vulën sot qytetarët?  Te SPAK janë 40 kryetarë bashkish të proceduar”.

Manja: "Mos u merr me atë punë ti secili e ka llogarinë vetë me drejtësinë, ti shiko mos të marrësh vetë ndonjë ftesë për vete. Kur të të vijë shko atje"./ZËRI

Poll

MOS HUMB