Politikë

'Po bëni hile', Rama-operatorëve turistikë: Deklaroni netët e fjetjes, nëse s'doni kontrollin tek dera

Kreu i qeverisë kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

F.I
'Po bëni hile', Rama-operatorëve turistikë: Deklaroni
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive bregdetare touroperatorë, hotelierë nga Himara dhe Vlora, Durrësi, Lezha. Gjatë fjalës së tij Rama paralajmëroi turoperatorët se po bëjnë hile dhe se informaliteti në turizëm duhet të marrë fund. Kreu i qeverisë kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

Edi Rama: Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitors.

Rama u shpreh se sezoni turistik i këtij viti do të jetë më efektiv pasi me vendim të qeverisë do të ketë hapësirë më të madhe të plazheve publike si dhe shezllonet do të jepen vetëm për operatorët hoteliere.

Në Shëngjin bashkia do të vendosë 5 mijë çadra në plazhet publike të cilat do të menaxhohen nga pushteti vendor. Ndërkohë bashkia Himarë parashikon aplikimin e projektit pilot./ZËRI

Poll

MOS HUMB