TIRANË- Kuvendi ka nisur seancën plenare me debate, mes opozitës dhe mazhorancës. Që në nisje të seancës, teksa deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj mori fjalën për të shprehur shqetësimet e qytetarëve të zonës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokartike Gazment Bardhi i ndërpreu fjalën. Bardhi mes fjalimit të Jahaj, kërkoi nga kryeparlamentari Niko Peleshi, fjalën për procedurë.
Klevis Jahaj: Kjo seancë është nga më të rëndësishmet sepse sot kemi mundësi të tregojmë zërin e qytetarëv edhe mbështetësve. Kam shansin që sot të flas për Mallakastrën, për ato punë që janë bërë.
Gazment Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!
Klevis Jahaj: Është shumë e rëndësishme se po flas për Mallakastrën, prandaj duhet të dëgjosh pak.