
TIRANË- Me kryedemokratin Sali Berisha të pandehur dhe pas një tjetër humbjeje në zgjedhjet parlamentare që id ha kryeministrit Edi Rama mandatin e katër, duket se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të ‘trazuar’. Dhe e gjithë kjo nuk po mbahet private, por është ekspozuar nga vetë të brendshmit e selisë blu.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj flet për persona që janë deputetë në Partinë Demokratike, por që një të nesërme do të jenë të ‘klonuar’ nga Rama.
“Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj! Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen! Disa prej tyre edhe deputete te PD neser te klonuar nga Rama. Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta eshte e shpallur! Bujrum! G????????✌️????????????????????????,”- shkruan Gjokutaj.
Edhe një status i bërë nga Flutura Açka flet gjithashtu për konflikte të brendshme.
“Nuk kam fjalë! Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë. Ky ēshtë kërcënim publik! A është ky qëndrim zyrtar i PD-së? Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar! PD, tokë e xanun! Demokratë të të gjitha halleve, ç’duroni! T’ju ketë nisur java mbarë!”- thotë Açka.