Politikë

“Po sulmon SPAK dhe GJKKO”/ Rama iu përgjigjet kritikave: Qëllimi im është Drejtësi Evropiane

Kryeministri për këtë shprehet se “kur dikush nuk është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke”.

I.F
“Po sulmon SPAK dhe GJKKO”/ Rama iu përgjigjet kritikave:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj disa akuzave se po sulmon instuticionet e drejtësisë në vend me deklaratat që ka dhënë ndaj tyre. Kryeministri është shprehur se qëllimi i tij është të ketë një drejtësi Evropiane në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ndan dhe një artikull ku shkruhet se “Ekspertët e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se sulmet e reja të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kanë si qëllim që të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi si dhe ta vendosin atë nën presion”.

Kryeministri për këtë shprehet se “kur dikush nuk është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke”.

“Po sulmon SPAK dhe GJKKO”/ Rama iu përgjigjet kritikave:
Postimi

“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit. Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030,”- shkruan kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB