
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në panairin e punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” në Eladha, Greqi. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale sqaroi shqiptarët e diasporës se si të regjistrohen në platformën online për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Tani një porosi kam unë për shumë kënd në diasporë që nuk i është aprovuar regjistrimi. Është bllokuar se e kanë venë nga kjo anë e kartës, po adresa është nga pjesa e pasme e kartës. Do u lutesha shumë emigrantëve që nuk u është aprovuar kërkesa në platformën e KQZ, duhet ta vendosin kartën nga pjesa e pasme ku është edhe adresa”, thotë Rama.
Platforma online "PER" u hap më 11 janar për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri më 4 mars. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI