
foto ilustruese
VORË-Është publikuar rezultati i votimit elektronik në Vorë.Partia Socialiste siguroi fitoren me 8082 vota, duke u ndjekur nga PD me 4803 vota. Pas PD renditet PSD me 330 vota, ndërsa forcë e katërt Partia Mundësia 313.

TABELA
Procesi i votimit në Vorë një ditë më parë u shoqërua edhe me tensione, ku sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi debatuan ashpër me disa qytetarë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Procedimi është bërë pasi dy persona kanë pretenduar se demokrati i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit./ZËRI
Poll