Politikë

Protesta e 26 nëntorit, PD zbulon akset që do të bllokojë në Tiranë, caktohen edhe deputetët në 'fronte'

Zona të tjera që do të bllokohen janë: Rruga e Elbasanit, sheshi Willson dhe Pallati me Shigjeta.

k.m.
Protesta e 26 nëntorit, PD zbulon akset që do të bllokojë
Foto ilustruese

TIRANË- Të martën, Partia Demokratike ka njoftuar protestën e radhës. Më 26 nëntor, Partia Demokratike do të bllokojë disa nga akset kryesore në Tiranë, ku do të delegohen deputetët demokratë. Tek Bashkia e Tiranës janë caktuar për të bllokuar rrugët dhe për të mobilizuar qytetarët, deputetët: Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa. Tek "Zogu i Zi", janë caktuar deputetë të tjerë. Zona të tjera që do të bllokohen janë: Rruga e Elbasanit, sheshi Willson dhe Pallati me Shigjeta. Por ende nuk dihet nëse në protestë do të marrë pjesë Partia e Lirisë. Nga këta të fundit, vetëm pak ditë më parë Ilir Meta (nga burgu) kërkoi protesta para ambienteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por nuk dihet nëse pas 2 ditësh do të jenë edhe ata pjesë e tubimeve të partisë më të madhe opozitare në vend.  

Akset që do të bllokohen:

1. BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputete: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa

2. RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamez, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

3. RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula,

4. Sheshi ëillson

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,

5. Pallati me Shigjeta

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli.

Kjo është protesta e katërt e opozitës në kuadër të aksionit dhe "mosbindjes civile" që kanë nisur kundër qeverisë. Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestadhe mosbindje civile. Aksioni nisi nga Kuvendi me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Tubimi i dytë u mbajt më 26 tetor pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për 3 orë, opozita bllokoi disa nga akset kryesore të vendit. I treti u bë të martën, jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa brenda votohej për buxhetin e vitit 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB