Politikë

Protesta! Erion Braçe publikon komentet: Më kërcënojnë se do të më vrasin

Sipas Braçes, është krijuar ideja që dhuna është demokaci, por kjo situatë duhet të marrë fund, pasi dhuna është krim. 

F.I
Protesta! Erion Braçe publikon komentet: Më
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në rrjete soaciale një mori komentesh në profilin e tij, pas reagimit të socialistit lidhur me dhunën gjatë protestës të mbajtu para Kuvendit. Komentet në profilin e tij janë nga më të ndryshmet, të cilat arrijnë deri tek kërcënimi me jetë. Sipas Braçes, është krijuar ideja që dhuna është demokaci, por kjo situatë duhet të marrë fund, pasi dhuna është krim. 

Deputeti socialist e quan këtë fushatë "fashizëm online" që duhet të përballet me forcën e ligjit, teksa thekson se është kërcënuar me emër e mbiemër, duke e paralajmësuar se 'do e vrasin shumë më shpejt nga ç’mendon.'

"Me dhune po krijohet ideja qe sulmi fizik, i drejtperdrejte, pastaj me veze, miell, gure, pllaka, hekura etj, eshte demokratik dhe ndodh ne Evrope; i meshuan kesaj edhe kjo nena eurodeputete dhe deputete qe i perkasin botes se dhunshme ne vendet fqinje; jo, dhuna nuk eshte demokratike, dhuna eshte krim! Nuk tolerohet"-shkruan Braçe. 

Postimi i plotë:

PËRGJIGJJA IME PËR TË GJITHË SHARËSIT, FYESIT, KËRCËNUESIT DHE DISA QË THONË “JEMI GRA”; KËTË NËNËN EURODEPUTETE. KY ËSHTË FASHIZMI I RI QË LUFTON ÇDO MENDIM NDRYSHE!

Një fytyrë me jaht u shfaq të martën në profilin tim dhe komentoi në një postim timin pas dhunës të paradites, goditjes së Policisë. Është ky komenti që, në videon e parë, i plotë, sepse në ankesën e tij për nënën eurodeputete e kishte fshirë një pjesë.

Lexojeni! Jo vetëm legjitimon dhunën, por edhe kërcënon.

Çfarë kam thënë unë është e gjitha aty.

I kam thënë shumë qartë fytyrës me jaht që të vijë e të m'i thotë përballë, edhe me vezë, siç kërkoi vetë, madje edhe në shtëpinë e tij, meqë unë e kam praktikë që njerëzve që kërkojnë deputetin u shkoj atje ku jetojnë.

Kaq!

Videot dhe fotot pas tij janë me gra, pra me profile që thonë “JEMI GRA”. Janë ankuar edhe këto; e fundit, një me mbiemër të madh, sot paradite. Unë besoj që nuk janë gra, nisur nga fjalori banal i burrave që përdorin publikisht, për më tepër kur jetojnë jashtë.

Nejse, tani.

Me dhunë po krijohet ideja që sulmi fizik, i drejtpërdrejtë, pastaj me vezë, miell, gurë, pllaka, hekura etj., është demokratik dhe ndodh në Europë. I mëshuan kësaj edhe kjo nëna eurodeputete dhe deputete që i përkasin botës së dhunshme në vendet fqinje.

Jo! Dhuna nuk është demokratike. Dhuna është krim. Nuk tolerohet!

Po me dhunë po krijohet ideja se është demokratike të mësysh në profilin e tjetrit, të shash, të fyesh, të sulmosh, të kërcënosh nga profile me zero postime, pa fytyrë, pa emër. Madje, i zoti i profilit jo vetëm duhet ta pranojë këtë, por duhet të ndryshojë mendim, sepse këta që shkruajnë, shumica dërrmuese nga jashtë, janë të rinj, janë e reja, Shqipëria e re.

Jo! Ky është fashizmi i ri online!

“Me plumb ballit”, thotë një grua aty.

VO: Ndërkohë që po shkruaj, një tjetër kërcënim me emër e mbiemër mbërriti këtu dhe thotë që do më vrasë shumë më shpejt nga ç’mendoj unë. Nuk do të ankohem te nëna eurodeputete, por ligji duhet të veprojë ama, edhe pse këta i mbron nëna eurodeputete.

Poll

MOS HUMB