Politikë

Protestë & 'foltore' tek Kryeministria! Lapaj i liron vendin, Berisha e mbështet: Po bën një protestë civile, por Rama ka frikë

Pas përfundimit të foltores së PD-së, Lapaj u rikthye para kryeministrisë.

F.I
Protestë & 'foltore' tek Kryeministria! Lapaj i liron vendin,
Sali Berisha dhe Adriatik Lapaj

TIRANË-Kreu i Partisë ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendosi protestën e tij disa metra larg Kryeministrisë, pak para se Sali Berisha të mblidhte ‘Foltoren’ si çdo të hënë. Por para kësaj lëvizjeje Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij u përplasën me Policinë, për shkak të perimetrit të rrethuar, masë e ndërmarrë si pasojë e një tjetër tubimi atë të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, në sheshin përpara Kryeministrisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Berisha nga ana e tij ka treguar mbështetje për nismën e Adriatik Lapajt, ku u shpreh se kreu i 'Shqipëria Bëhet' po bën një protestë civile.

Sali Berisha: Sot mblidhemi për të shpallur para jush dhe mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës dhe fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi parafolësit thanë që Rama është një hajdut i pa përmbajtur, por nga të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja, ndaj Rama është frikacaku më i madh që ka njohur historia. Shihni ç’bën çdo natë me Lapajn në protestën e tij më qytetare e civile, vë një karrige atyre, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha zgjodhi të mbyllë fjalën e tij me një mesazh për shqiptarët dhe demokratët në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor para Kryeministrisë.

Pas përfundimit të foltores së PD-së, Lapaj u rikthye para kryeministrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB