TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjete sociale ka komentuar kërkesat e protestuesve, duke u ndalur te 'Paketa e Maleve', për të cilin qytetarët kërkojnë shfuqizim të ligjit. Rama u shpreh se ligji nuk shet malet, por është një hapësirë investimi për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Kreu i qeverisë, teksa ndodhet rrugës për në Theth, ka theksuar se 'Paketa e Maleve' është një ligj për të drejtën e pronës, që i shkon për shtat atyre që për shumë vite nuk kanë mundur të kthejnë pronën e tyre në një aset.
Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve për në Theth, për paketën e maleve. Çfarë kanë me paketën e maleve? A e dinë vallë se çfarë ka ligji? E kanë kuptuar arsyet se pse lindi paketa e palëve?! E thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë, doja të ndaja disa informacione. Nuk e di sa janë të informuar ata që malet i shohin nga qyteti, politikën e gjykojnë nga kafeneja. Në Shqipëri ka disa territore, në mënyrë të posaçme në veriun e vendit, ku banorët, komunitetet nuk e kanë njohur, pranuar ligjin e ndarjes së tokës. Për këtë arsye, ata kanë ndarë tokën mes veti, sepse “1501-i), nuk kanë ndarë se çfarë kanë pasur në të shkuarën.
Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemëtore, të cilët e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat. Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie. Unë tradhtar, një temë tjetër kjo.