TIRANË- Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetët e PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare. Sekretariati në drejtimin e Ulsi Manjës, ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për 6 deputetë të opozitës. Deputetët e përjashtuar janë:
Belind Këlliçi
Fidel Kreka
Klevis Balliu
Albana Vokshi
Elda Hoti
Flamur Noka
Ndërkohë që për deputetët e tjerë është tërhequr vëmendja. Pasi lexoi vendimin, dhe u përball me revoltën e deputetëve demokratë, Ulsi Manja u largua nga mbledhje duke i përshëndetur ata me dy gishta. Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti e mbajtuar më 18 dhjetor u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një 'arenë përplasjesh'. Sherre, konflikte fizike, zaptim karrigesh, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet./ZËRI