Politikë

PS rrëzoi me 82 vota kërkesën e SPAK! Cilët janë 4 deputetët që muguan në votim dhe kush "i erdhi në ndihmë"

Edhe pse Partia Socialiste numëron 83 mandate në Kuvend, katër deputetë të saj nuk morën pjesë në votim.

zh.ll
PS rrëzoi me 82 vota kërkesën e SPAK! Cilët janë 4
votimi ne kuvend

TIRANË- Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku u rrëzua sot nga Kuvendi i Shqipërisë me 82 vota kundër, ndërsa 47 deputetë të opozitës e mbështetën kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Edhe pse Partia Socialiste numëron 83 mandate në Kuvend, katër deputetë të saj nuk morën pjesë në votim.

Vetë Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në seancë. Por, ajo nuk ishte mungesa e vetme. Gjithashtu në seancë nuk ishte e pranishme as deputetja Elisa Spiropali, e cila nuk ka dhënë një sqarim publik për mungesën e saj. Ndërkohë, deputeti Fatmir Xhafaj bëri të ditur se ndodhet jashtë vendit, ndërsa deputeti dhe ministri Blendi Gonxhja mungoi pasi ndodhet në Francë. Kundër kërkesës së SPAK votuan gjithashtu edhe deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Deputetët e PD reaguan menjëherë kundër këtij vendimi duke përplasur tavolinar dhe u grumbulluan pranë foltores me pankarta kundër qeverisë. Paralelisht me seancën opozita doli edhe në protestë jashtë ambienteve të Parlamentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB