
ELBASAN-Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me bizneset në Elbasan, ka komentuar edhe rastin e ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Roshi, i cili sot mbështet familjarët e tij kandidatë në Partinë Demokratike. Rama u shpreh se në kohën që ishte me Partinë Socialiste, Roshi cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
'Këta tani u shqetësuan shumë për fëmijët. Kaq shumë saqë për ta nxjerrë shqetësimin deri në fund nxjerrin Ilir Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme me fëmijë, vajza e gra. Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë., të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd. Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu”, tha Rama.
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.
Kujtojmë se Roshi kur drejtonte bashkinë Kavajë ka qenë i etiketuar me akuza nga Sali Berisha. Vetë kreu i PD ka komentuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis Rroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit./ZËRI