
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rama ka ndarë sërish një video në rrjetet sociale të "Bufit të Kënetës”, nofkë të cilën e përdor për kryedemokratin Sali Berisha. Në videon e postuar me mbishkrimin “Noc Rroku më 11 maj o buf”, ai ka vendosur fjalimin e Berishës pas daljes nga SPAK, i cili u shpreh se në 11 maj do të përfundojë pushteti krimit.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025”, dëgjohet të thotë Berisha në video./ZËRI