Politikë

Rama kapet me një tjetër gjykatës: Ligoraq Toshi nuk mbajti anën e komunitetit...i bashkohet Gjelit, Balliut dhe Demirit

Këtë herë, Rama ka drejtuar për gjyqtarin Ligoraq Toshi, për të cilin thotë se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje me kupolë xhami, që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë.

zh.ll
Rama kapet me një tjetër gjykatës: Ligoraq Toshi nuk mbajti
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar një tjetër gjyqytar lidhur me ndërtimet pa leje dhe tjetërsimin e hapësirave publike. Këtë herë, Rama ka drejtuar për gjyqtarin Ligoraq Toshi, për të cilin thotë se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje me kupolë xhami, që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar pamjet teksa thotë se ky objekt shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit që mund të vërë në rrezik jetën e njerëzve.

Më tej, kreu i qeverisë thotë se ky gjykatës i bashkohet emrave të tjerë që ai ka kritikuar më herët Elsa Gjelit, Hazbi Balliut dhe Klarent Demiri, të cilët ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë në organet e kontrollit dhe të vetëqeverisjes së gjyqësorit.

Postimi i plotë:

Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit

Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit

Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor

Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare

Por askush të mos ngatërrojë qëndrimin ndaj këtyre individëve, me qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve

Shikojeni vetë çfarë tmerri ka marrë në mbrojtje gjykatësi Ligoraq

 

Poll

MOS HUMB