Politikë

Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë

Rama shkruan se investimi synon të përmirësojë lidhjen e Korçës dhe të gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit, duke e bërë qarkullimin më të shpejtë, më të sigurt dhe më modern.

F.I
Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Do ta
PAMJE NGA PUNIMET

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë. Kreu i qeverisë bashkangjitur imazheve të punimeve shkruan se, investimi synon të përmirësojë lidhjen e Korçës dhe të gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit, duke e bërë qarkullimin më të shpejtë, më të sigurt dhe më modern.

Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë.

 

Poll

MOS HUMB