Politikë

Rama prezanton Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Llamallarin: Pavarësia e sistemit gjyqësor prioritet

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria kërkon transformimin e ministrisë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.

l.k
Rama prezanton Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Llamallarin:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria kërkon transformimin e ministrisë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor. Ndër të tjera ai theksoi se ministri i ri është një nga shërbëtorët më shembullorë të shtetit tonë që do të çojë para së bashku me ekipin e tij punët e nisura nga ish-ministri Ulsi Manja.

" Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.

Ndërkohë që territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave për anëtarësim. Dhe është shumë e rëndësishme, që ne të mos e humbasim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor, si pushteti kushtetues i pavarur në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh edhe në realitet.

Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar gjithmonë dhe ne duhet ta konsolidojmë, duke këmbëngulur në vendimin historik që kemi marrë për të mbajtur duart lart vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve," tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB