Politikë

Rasti Çyrbja/ Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjimet e Taulant Ballës janë edhe më keq

k.m.

Rasti Çyrbja/ Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjas. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm aty dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim me shtypin. Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë. Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes. Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament. Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi. Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrbjen si përfaqësues të vetin në parlament, por i diktoi Edi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji. Pra, kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë, por dhe renditjen në dytë pas Edi Ramës të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e mënjehershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, që fshihte vrasësin e Prengës. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, jo, jo. Peshqit e mëdhenj janë sipër fare. Peshkaqeni është Edi Rama sepse i dëgjoj sot Çyrbja në SKY ECC ka thënë këto e ato, por sot është e faktuar, e vërtetë në dritën e diellit, se Edi Rama me kriminelin McGonigalin, me SKY ECC, ka porositur krime kundër opozitës. Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar. Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij, si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze, nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë. Sot, kolegët e Erion Veliajt në Skapin e partisë njoftuan, bënë publik për akuzat që kanë ndaj Jurgis Çyrbjes dhe të dhënat që kanë marrë me SKY ECC. Të dashur qytetarë, shumë herë më kriminale janë të dhënat që SKY ECC dhe përgjimet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtet Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por mos harroni se Taulant Balla me famëziun Vath Staka, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. Dhe Taulant Balla lëviz si përfaqësues i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat, etj. Kush mund t’i mohojë këto fakte përveç Altin Dumanit, këtij mercenari, më i lig se Nuredini? Edi Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë urgjente sepse mban ministër Taulant Ballën, ndër të tjera, i cili figuron në regjistrime si njeri që ka porositur vrasje, të gjitha këto të publikuara. Si një njeri që është marrë intensivisht me tenderat e bandave. Si një njeri i cili ka organizuar kurthe për të arrestuar njerëz për krime që nuk i kishin kryer kurrë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot si kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, sepse vëlla Olsi, me dokumente zyrtare, është faktuar eksponent i klanit shqiptaro-kolumbian të Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse është shtylla kryesore e krimit në Shqipëri.

Poll

MOS HUMB