TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetin e tij social, Facebook, iu përgjigj kritikave të shumta për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Kreu i qeverisë sqaroi se nuk bëhet fjalë për një sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, por një rregullore kombëtare që vendos qartë kuftijtë dhe hapësirat e lirisë. Rama theksoi se kjo është vetëm faza e parë e asaj që ai e quan “Rilindje 2.0”, me qëllimin e krijimit të hapësirave komunitare cilësore.
"Bëhet fjalë për ndërtime të cmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i cmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë. Do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që sic kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s'do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum. Pjesa dërrmuese e këtyre ndërhyrje janë të çmontuese. Nuk janë aq shumë sa ç’duket. Do të ecim me shpejtësi dhe kjo nuk është gjë të tjetër vetëm se faza e parë e një rilindje të re, Rilindjes 2.0. Për të krijuar hapësira komunitare cilësore. Do u japim disa detyrime për punët për të cilat do të kenë edhe disa të drejta. Si cilat do të kenë edhe disa të drejta. Siç funksionon edhe në çdo vend tjetër. Fatmirësisht ne sot kemi drejtësi dhe nuk është më ajo drejtësia e mëparshme ku e udhëhiqte drejtuesi i partisë. Kur ka fakte dhe prova secili duhet që të ballafaqohet me drejtësinë”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se “Rilindja 2.0” nuk është një “aksion veror” por do të zgjasë për disa vite, teksa paralajmëroi edhe masa rasdikale për plazhet.
“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot', dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos cmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshem. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër.”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera, Rama njoftoi reformimin e strukturës së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) së bashkive. Kreu i qeverisë paralajmëroi një “shkundje” të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. Rama theksoi se ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen dhe paralajmëroi masa të rrepta ndaj shkelësve të ligjit.
“Keni një platformë të cilën e keni në e-Albania, ku atje mund të punojmë dhe të bashkëpunojmë. Në rastet se brenda 24 orëve nuk ka reagim atëherë keni të drejtën që të denonconi edhe institucionet përkatëse për papërgjegjësi. IMT e bashkive do të reformohet do të ndryshojë struktura. Më e rëndësishmja është një adresë ku robi përcillet me prova dhe fakte dhe jo nga Facebook. Kush do të ndërtojë një metër katror të paligjshëm, nuk do e gëzojë dot, ose do e marrë shteti ose do hidhet në tokë, kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë”, tha Rama./ZËRI