Politikë

Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Monitorim ditor, por ende s’ka nevojë për Bord Transparence (VIDEO)

Ibrahimaj deklaroi se çmimet e karburanteve po monitorohen në mënyrë ditore. Megjithatë, ministrja shtoi se ende nuk ka nevojë për krijimin e një Bordi Transparence.

zh.ll
Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Monitorim ditor, por ende
delina ibrahimaj

TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli për çmimin e karburanteve në vend që kanë njohur një rritje të ndjeshme për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Ibrahimaj deklaroi se çmimet e karburanteve po monitorohen në mënyrë ditore. Megjithatë, ministrja shtoi se ende nuk ka nevojë për krijimin e një Bordi Transparence.

"Ne diskutuam për situatën ekonomike në vend dhe çmimin e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngriti alertin për rritje e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që ë mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim", deklaroi Ibrahimaj. 

E pyetur se si do të kryhet monitorimi, Ibrahimaj tha se do të bazohen në çmimet e bursës, që do të ndiqet në bazë ditore. Ndërsa theksoi se megjithatë, në çmimet e bursës nuk mund të ndërhyjnë, por do të evidentojnë nëse do të ketë abuzim me çmimet.

"Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet, kjo është ajo që ne do të ndjekim me bazë ditore.", tha ministrja. 

Ndër të tjera, Ibrahimaj deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u diskutua dhe u miratua projektligji për ofrimin e shërbimeve në vend. Në deklaratën për mediat, Ibrahimaj u shpreh se ky projektligji shërben për integrimin në BE.

"Miratuam projektlgjin për ofrimin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Lidhet me detyrimet që kemi me BE. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionin është përgjegjëse për 16 kapituj, vetëm gjatë 2026 do miratojmë 20 ligje që lidhen me procesin e integrimit. Ligji që sapo miratuam, është mjaft i rëndësishëm. Me shërbimet, lidhet ligji që sapo miratuam. Në Shqipëri, do ketë rregulla si në BE. Garanton që nuk ka diskrimimin ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre të huaja. Këto janë ato që rregullon ky projektligj.", deklaroi Ibrahimaj. 

Poll

MOS HUMB