
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ka nisur sërish me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita akuzoi mazhorancën se ata po pengojnë, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj të flasë në Komision. Sipas opozitës sociliastët në bashkëpunim me avokatin e Beqajt, po pengojnë Komisionin të bëj punën e tij.
Plarent Ndreca: E ndërpreve vetë mbledhjen ne kemi qenë në pritje tuaj. Çdo minutë që kalon është pengesë për rendin e ditës që kemi në këtë komision. Ka 29 orë që kemi ftuar një person dhe ai nuk po flet.
Albana Vokshi: E keni penguar ju, nuk keni dashur ju që ta lejoni, duke përdorur skenarë qe kishit ndërtuar ti me avokatin e Ilir Beqajt.
Edmond Spaho: Është e vërtetë që trajtimi i dëshmitarit që vjen nga qrelitë e burgut është e paparanueshme ai sillet si qytetarë i lirë dhe po përpiqen t’i krijojnë lehtësira.
Albana Vokshi: Garda smë ka lejuar të futem, më ka dhunuar fizikisht mua dhe deputetët e opozitës. Ato që mua më ndalon mua më kap dhe më hedh nga shkallët.
Edmond Spaho: A të mbaroj apo jo se kam kërkuar fjalën. Për këtë çështje do t’ju kërkoja si kryetare e Komisionit që t’i kujtoni Gardës detyrat e tyre. Dhe dje që qendruam nga ora 08:00 deri në 20:00, duket që ju e keni një qëllim. Për ta paraqitur si hero atë që ka çuar për rrush e kumbulla dhe ka futur në xhepin e vetë dy koncensione që jnë gati 250 milionë euro dhe tani doni të na e sillni dhe të bëjë propagandë këtu dhe t’i tregoj qytetarëve se çfarë mrekullirash ka bërë. Në një kohë që për këto dy koncensione është marrë I pandehur. Dhe po dëgjojmë dhe ato gazetarët qeveritarë që na keni vendosur dhe janë kundër opozitës, “opozita e pafatyrë, e pamoralshme” në vend që ta priste në heshtje dhe me respekt fatkeqin. Jo mo sështë fatkeqi ai, ai akuzohet si hajdut., Atë mbrojtjen ta bëjë në SPAK jo këtu. Këtu t’i përgjigjet pyetje tona jo shoë. Atë mbrojtjen ta bëjë në SPAK jo këtu. Nuk jeni ju që keni kërkuar komisionin, por ne. Pyesim ligjin dhe rregulloren e Kushtetutës, jeni bërë këtu si xhandarë. /ZËRI