Politikë

Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë, vëzhguesit përplasen me numëruesit, ndërhyn Policia

Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar

F.I
Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Ky i fundit raportoi se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime./ZËRI

Poll

MOS HUMB