Politikë

Skandali me mishin e pulës/ Anila Denaj: AKU do të shkrihet!

Anila Denaj tha se AKU do të shkrihet për t'u bashkuar me të gjitha inspektoriatet e tjera që kanë lidhje me ushqimin dhe dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit.

k.m.
Skandali me mishin e pulës/ Anila Denaj: AKU do të shkrihet!
Anila Denaj

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka bërë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të shkrihet. E ftuar dje në emisionin "Të Paekspozuarit", Anila Denaj tha se AKU do të shkrihet për t'u bashkuar me të gjitha inspektoriatet e tjera që kanë lidhje me ushqimin dhe dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit. Ajo shtoi se do të krijohet një institucion i ri që do të merret me politikat e konsumit në vend.

“Katër ngarkesa me mandarina ishin mandarina eksporti. 35 janë bllokuar nga Greqia dhe Italia që janë vende të BE-së. Ky nuk është një fenomen shqiptar, nuk po e relativizoj që edhe ata qenkan më keq se ne, por dua të them se ky produkt bëhet duke rritur shkëmbimin e informacionit. Kur ra gripi i shpendëve në Kroaci, ne bëmë bllokimin e importeve, apo kur ka një problem në Rumani, na intereson edhe ne. Këto janë protokolle që ne i kemi vendosur në ligj. Në zbatim të tyre ka inspektorë dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Në shtator të vitit të kaluar ka kaluar një ligj që do të vihet në zbatim deri në fund të vitit, me të gjitha aktet juridike që inspektoriatet do të riorganizohen, AKU do të shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit. Të gjitha do të krijojnë një institucion që do të zbatojë politikat e tij, për peshkimin, për bimët, produktet e kafshëve dhe nuk do të varen nga një drejtor i përgjithshëm, as nga ministri, por nga një sistem i tërë, sepse nuk mund të menaxhojmë vetëm me njerëz, por nga tre nivele monitorimi,”- tha Denaj.

Po ashtu, lidhur me hyrjen në treg të një sasie filetosh pule me salmonelë e importuar nga Brazili, ministrja u shfajsua duke u shprehur se biznesi që ka kryer importin, nuk ka bashkëpunuar dhe e ka nxjerrë produktin për shitje. Ndaj edhe e kanë dërguar çështjen në Prokurori. Ndër të tjera theksoi se shumica e produktit është e bllokuar, por dje zyrtarë të AKU-së thanë për "Klan" se nuk kishin gjetur asnjë produkt në treg, duke ngritur dyshime se është konsumuar nga qytetarët. 

"Produktet e importuara nga vende edhe si Brazili shoqërohen me certifikatë veterinare. Sikurse rasti i filetos së pulës, ashtu edhe mishi i derrit, të gjitha stabilimentet që i tregtojnë produktet nga Brazili, eksportojnë në vendet e BE dhe lejohen të eksportojnë në vendet e BE-së. Kanë një marrëdhënie me kompanitë shqiptare të eksportit, janë të listuara në Bashkimin Europian. Pra për të mos e etiketuar Brazilin si vend me risk të lartë. Origjina e produktit është dhe jemi sot me ligjet në Shqipëri njësoj si në ligjet e BE-së kur vjen puna te çështja e importit, si edhe shoqërimin me certifikatë të çdo produkti të importuar. Bëhej fjalë për një sasi fileto pule, e cila hyn në pikën doganore të Durrësit. Në planin e menaxhimit të marrjes së mostrave, një nga ngarkesat është vlerësuar për të marrë një mostër dhe për të analizuar. Janë analiza të akredituara nga Bashkimi Europian. Merr rezultatin në 21 mars, në momentin që AKU vihet në dijeni dhe vijon kontrollin dhe gjurmueshmërinë. Subjekti duhet që kur ka përgjigje nga Instituti i Sigurisë Ushqimore, kanë detyrimin të informojnë se ku e ka tregtuar. Është gjetur në pamundësi të informacionit AKU. Biznesi duhet të informojë dhe nuk e ka bërë. Nga ana tjetër, nuk ka lejua në njëfarë mënyrë kontrollin e plotë të gjurmueshmërisë. AKU ka referuar rastin për t’u ndihmuar nga hetimi tatimor, krimi ekonomik dhe policia, duke u referuar edhe në Prokurori.

Kur flasim për sigurinë ushqimore nuk është çështje e lehtë, nuk dua ta relativizoj, por palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Edhe aty ku ne nuk e gjurmojmë dot 100% bëjmë palë institucionet e tjera. Dua vetëm një element, sëmundjet sonoze janë shtaur në vitet e fundit. Autoriteti europian raporton çdo vit dhe në janar ka raportuar në veçanti për salmonelën, një rritje nga 2022 gati 77,500 raste. Është një situatë që ne reagojmë menjëherë në çdo rast. Rasti ideal është që kur merret përgjigja i gjithë malli bllokohet. Në mungesë të marrjes së informacionit nga biznesi e kemi referuar në prokurori. Kam informacion jo zyrtare, pjesa më e madhe është e bllokuar. Por nuk mund të flas sepse ka një proces që duhet të shprehen institucionet. Pjesa më e madhe është gjendur, por nuk mund të shprehem sepse është në vlerësim të institucioneve. Në çdo rast bashkëpunimi i të gjithë kompanive dhe detyrimi për të raportuar dhe për të ndjekur. Mënyra e reagimit të shpejtë dhe ndërgjegjësimit, është për tu vlerësuar jo në raport me problemin, por për zinxhirin dhe ndërgjegjësimin, si për biznesin që e kanë të qartë detyrimin ligjor dhe njëkohësisht për të gjurmuar me fatura tatimore, për të gjurmuar se ku është produkti. Sasia e kampionuar është diku te 7 ton, kjo nuk mund të jetë, nuk më lejohet të them se ka përfunduar në treg. Ne kemi gjurmuar dhe bllokuar, por sasia e gjurmuar do të dalë në përfundim të procesit të investigimit", tha ndër të tjera Denaj.

27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me "Salmonella Typhimurium", por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i 'dimal' dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI

Poll

MOS HUMB