
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizimit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama tha se për herë të parë Shqipëria është lartë. Kryeministri u shpreh se ishte e vështirë të imagjinohej më parë vendi ynë në panairin më të madh të turizmit në botë. Ai u shpreh se më parë nuk na afronin te dera as për punë vullnetare.
“Një paraqitje fantastike e Shqipërisë. Më falni, por e imagjinoni këtu, vetëm disa vite më parë? Vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë situata goxha skeptike, kemi bërë shumë biseda, por vera e vjetshme na ka çliruar shumë sepse kanë ardhur pararoja e vëzhgimit për të parë dhe këtë vit synojmë të kapërcejmë gjymte milionëshin e turistëve gjermanë.
Turistët gjermanë janë të ngadaltë në marrjen e vendimit para se të hyjnë në një veten, pastaj janë komplet pushtues. Imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë shumë të plotë edhe në aspektin e proceseve të tjera të respektit, dinjitetit të anëtarësimit në BE, po patjetër.
Ishte vështirë të imagjinohej pak vite më parë. Vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë jo e lehtë, situatë skeptike, kemi bërë shumë biseda por pastaj vera e vjetshme ka ardhur shumë nga këto pararojat e vëzhgimit. Duam të arrijmë së paku gjysëm milioni turistë gjermanë.
Janë turistë që shpenzojnë në mënyrë domethënëse, vijnë me të gjitha pretendimet dhe kategoritë. Nga ata që ngjiten nëpër male tek ata që shtrohen në diell. Kjo është një gjë shumë e mirë që na ka ndodhur. Imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë shumë shumë të plotë. Jemi në panairin më të madh të turizmit në botë. Nuk na afronin as tek dera, as për punë vullnetare.
Një betejë që do e çojmë deri në fund. Për mua fundi është që Albania ta vendosim te Bashkimi Evropian, dhe Franca, Gjermani, Danimarka, të tjerët të jenë bashkë në tryezë dhe të kenë një forcë një kuptim, anëtarë të barabartë të familjes europiane, ky është misioni”, tha Rama./ZËRI