
TIRANË- Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ndërpre sërish pas debateve të ashpra që ndodhen në sallë mes opozitës dhe mazhorancës. Debatet e ashpra filluan pasi deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori nxori një foto të kryeministrit Edi Rama me biznesmenen Vilma Nushi, ku bëri thirrje që ata të paraqiten në komision për të dëshmuar.
Më pas filloi debati me Plarent Ndrecën, i cili kërkoi që t’i fiket mikrofoni Dhorit. Pas debateve të ashpra, Vokshi kërkoi 5 minuta pushim.
Plarent Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.
Albana Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton
Ilda Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.
Plarent Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin.
Ilda Dhori: Jam duke folur.
Plarent Ndreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.
Albana Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.
Plarent Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje.
Albana Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku. Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama. /ZËRI