Politikë

"Synojmë marrëveshje të reja"/ Ministri izraelit në Tiranë: Miqësia jonë është farkëtuar në histori

Gjatë fjalës së tij, ministri izraelit ka vlerësuar marrëdhënien me Shqipërinë, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve shkon përtej diplomacisë.

zh.ll
"Synojmë marrëveshje të reja"/ Ministri izraelit
Gideon Sa’ar-ferit hoxha

TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe ai i Izraelit Gideon Sa’ar, mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij, ministri izraelit ka vlerësuar marrëdhënien me Shqipërinë, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve shkon përtej diplomacisë.

Më tej, Sa'ar foli për zgjerimin e bashkëpunimit, ndërsa theksoi rritjen e numrit të turistëve izraelitë në Shqipëri, duke vlerësuar mikëpritjen e Shqipërisë. 

“Është kënaqësi që gjendem në Shqipëri, mike e Izraelit. Është vizita e vetme ndërkombëtare këtë muaj. Miqësia jonë është më e thellë se diplomacia. Ju i hapët derën hebrenjve dhe kjo ka qenë “Besa” juja...Po e kthejmë miqësinë në vepra. Numri i vizitorëve në Shqipëri është rritur nga 7000 mijë në mbi 100 mijë turistë. Ka një një arsye për këtë, izraelitët ndihen të mikëpritur këtu në Shqipëri. Kërkojmë të ndërtojmë bashkëpunime në energji, infrastrukturë, uji dhe bujqësia. Falenderojmë Shqipërinë, që qëndron kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, për zërin e saj të qartë në organizatat ndërkombëtare dhe për qëndrimin e palëkundur kundër Iranit.Ne ndajmë një vizion stabiliteti dhe sigurie në rajon. Ne ndajmë një vizion për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin. Miqësia jonë është farkëtuar në histori, sot po ndërtojmë të ardhmen e saj”, u shpreh ministri izraelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB