Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 2027, KQZ mbledh partitë: PD kundër zgjerimit

Nga ana tjetër, partitë e tjera e kanë përkrahur këtë nismë, madje për t'u vënë në zbatim në të gjithë territorin.

zh.ll
Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 2027, KQZ mbledh
kqz me partite politike

TIRANË- Kreu i Komisioni Qendro të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të partive politike në vend për t'u konsultuar mbi votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhejt e 2027-ës. Lajmi është bërë me dije nga KQZ, ku njoftohet se mbledhja është zhvilluar 3 ditë më parë, më 9 tetor, ku u diskutua përdorimi i kësaj teknologjie në procesin zgjedhor.

Sipas njoftimit, në konsultime morën pjesë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Fryma e Re Demokratike, Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Kryekomisioneri bën me dije se PD është shprehu kundër dhe nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027. Nga ana tjetër, partitë e tjera e kanë përkrahur këtë nismë, madje për t'u vënë në zbatim në të gjithë territorin.

Përmes një kërkese zyrtar më 2 tetor, KQZ kërkoi votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha dhe u kërkoi partive politike që të shprehnin qëndrimet e tyre. 

Zgjedhjet 2027 janë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku qytetarët do të votojnë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB