Politikë

Tensione në Kuvend! Flamur Noka përjashtohet nga seanca

F.I
Tensione në Kuvend! Flamur Noka përjashtohet nga seanca
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin demokrat Flamur Noka, pas një përplasjeje verbale gjatë diskutimeve në sallë. Noka akuzoi shumicën qeverisëse për korrupsion dhe abuzime me pronat dhe koncesionet. Spiropali ndërhyri duke i kërkuar Nokës të ndalonte, me arsyetimin se nuk po fliste për procedurë, siç kishte kërkuar fjala fillimisht. 

Replikat:

Flamur Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Elisa Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e atij ti…Zoti Noka largohuni nga foltorja. Po ju respektoj në maksimum për cdo procedurë, nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores. Largohu se je i përjashtuar.

Poll

MOS HUMB