Aktualitet

"Transformimi gjinor" përplas këshilltarët e Durrësit! Miratohet plani 2026-2030, opozita: Uroj mos t'ju ndodhë si Elon Musk-ut

Termi "transformimi gjinor", i cili në variantin e ri është paraqitur si “qasje transformuese gjinore”, është një nga pikat më të diskutuara dhe që shkaktoi debate mes palëve. 

zh.ll
"Transformimi gjinor" përplas këshilltarët e
keshilltaret e Durresit

DURRËS- Këshilli Bashkiak Durrës ka miruatuar mes debateve Planin Vendor të Veprimit për barazinë gjinore 2026-2030. 

Projektvendimi u miratua në një mbledhje jashtë radhe me 27 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa në mbledhjen e kaluar u rrëzua pas mori vetëm 25 vota. Ndërkohë, këshilltarët e opozitës mbajtën të njëjtin qëndrim kundërshtues si në mbledhjen e mëparshme.

Termi "transformimi gjinor", i cili në variantin e ri është paraqitur si “qasje transformuese gjinore”, është një nga pikat më të diskutuara dhe që shkaktoi debate mes palëve. 

Opozita argumentoi se ndryshimet në terminologji nuk ndryshojnë thelbin e planit. Këshilltari demokrat Ardian Muka, në emër të grupit opozitar, deklaroi votën kundër, duke shprehur kundërshtimin ndaj këtij dokumenti dhe kuadrit ligjor mbi të cilin ai mbështetet.

Muka mori edhe rastin e Elon Musk si referencë, pasi në vitin 2022, vajza e Elon Musk, paraqiti kërkesë ligjore në Kaliforni për të ndryshuar mbiemrin dhe gjininë në dokumente. Më pas, Musk ka folur publikisht duke thënë se nuk e mbështet ndryshimin e identitetit gjinor të fëmijës së tij.

“Dua të shpreh votën kundër. Me këtë kalim që i keni bërë këtij ligji, nuk i keni dhënë të drejtën grave dhe burrave të dhunuar, atyre që janë në nevojë, por i keni dhënë të drejtën atyre 46 kategorive, që në bazë të ligjit, i cili është i gabuar, do t’ju dënojë historia. Uroj të mos t’ju ndodhë ajo që i ndodhi Elon Musk-ut, por kur i ndodhi atij, imagjinoni në çfarë rreziku jemi ne të tjerët, që fëmijën ia morën dhe ia kthyen në transgjinorë”, u shpeh Muka.

Miratimi erdhi pasi këshilltari Florian Tahiri ndryshoi qëndrim duke ndikuar në rezultatin e votimin. Në mbledhjen e kaluar ai ishte abstenuar, por pas ndryshimeve të bëra në dokument dhe pas sqarimeve të dhëna nga përfaqësues të bashkisë këtë herë votoi pro. /ZËRI

Poll

MOS HUMB