Politikë

U godit me grushta, flet sekretari i PD në KZAZ 30: Nuk e njoh atë që më qëlloi! Ishin njerëzit e Rakipit

Mehmeti tregoi se personi, për të cilin u shpreh se nuk e njihte personalisht, e kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me grusht dhe shkelm. 

k.m.
U godit me grushta, flet sekretari i PD në KZAZ 30: Nuk e njoh atë
Remzi Mehmeti

TIRANË- Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, Remzi Mehmeti, ka rrëfyer shkakun e përplasjes fizike të ndodhur brenda KZAZ nr.30 në Tiranë. Sipas tij, ai është goditur nga një person që ishte ulur në zonën ku po vëzhgoheshin votat e deputetit të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi. Mehmeti tregoi se personi, për të cilin u shpreh se nuk e njihte personalisht, e kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me grusht dhe shkelm. 

E gjitha për një votë të kontestuar, e cila ishte shënuar në emërin e Rakipit, por edhe një kandidati tjetër. 

Sekretari Remzi Mehmeti: Ishte një votë e kontestuar, vëzhguesi, por nuk e di a ishte vëzhgues por po rrinte tek zona e tyre. Ai e kontestoi me zë shumë të lartë dhe unë u afrova dhe i thashë "qetësohuni do e shohim dhe do iu kthejmë përgjigje". Ata vazhduan të ngrinin zërin dhe të ofendonin. Unë iu thashë që nëse vazhdoni kështu do t'u nxjerr jashtë dhe ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe i patë pamjet. Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Normalisht duhet të jenë njerëzit e tij. Në këtë rast ne ishim vetëm për ta vlerësuar dhe për ta ndaluar. Në rast se ka kontestim duhet të mblidhet KZAZ për ta kontestuar. Nuk i identifikova dot kush më goditi. Bëra kallëzim! Isha në komisariatin nr.6, pres që Policia të bëjë punën e saj. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrën tonë. Do e kryejmë detyrën tonë me çdo kusht.

Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar në Komisariat Rei Nozlli (vëzhguesi i kandidatit të PS), teksa po marrin në pyetje personat që ishin të pranishëm si dëshmitar okular. Ndërsa KQZ ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar./ZËRI

Poll

MOS HUMB