Politikë

"Kokë më kokë" me Xhaçkën/ Gjylameti: Në njësinë time janë votuar kandidatë që s’kanë shkelur kurrë!

Deputetja socialiste u shpreh se disa nga kandidatët e tjerë, kolegë të tjerë, kanë marrë më shumë vota se ajo edhe pa shkelur kurrë në zonën ku ajo ka garuar.

k.m.
"Kokë më kokë" me Xhaçkën/ Gjylameti:
Blerina Gjylameti

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti foli për sistemin zgjedhor dhe ndarjen e listave të mbyllura dhe të hapura, duke thënë se ka avantazh dhe disavantazh. Në një prononcim që bëri për "Shqipëria Live”, deputetja socialiste u shpreh se disa nga kandidatët e tjerë, kolegë të tjerë, kanë marrë më shumë vota se ajo edhe pa shkelur kurrë në zonën ku ajo ka garuar. Sipas saj, votat kanë shkuar tek kandidatët e tjerë për shkak të njohjeve, lidhjeve e të tjera.

"Është garë sfiduese, edhe për shkak të këtij sistemi. E kam thënë disa herë që ka pasur shumë avantazhe dhe disavantazhe kjo garë. Kjo ka bërë që të kemi një pasqyrim të kësaj në vota që ka një lloj copëzimi. Edhe pse unë jam deputete e kësaj zonë, një pjesë e madhe e votave kanë shkuar për kolegët për shkak të njohjeve, lidhjeve e të tjera. Kur bëhet fjalë për projeksionin besoj se do jemi mbi 2000 vota. Çdo votë duhet të lexohet ashtu siç duhet të jetë. Për gratë në politikë nuk është aq e lehtë sa për burrat. Nuk mendoj që një koleg burrë merr më shumë vota për shkak të ndonjë aftësie apo kontributi. Unë mbetem ende shumë e bindur që kuota për një element. Shqipëria mbetet ende domeni i burrave në politikë. Është më e lehtë ta kërkojë votën një burrë se sa një grua. Kemi shumë kolegë që janë votuar në njësinë time që s’kanë shkelur asnjëherë. Në këto 12 vite në politikë kam pasur angazhimin më të madh,”- tha ajo.

Gjylameti, aktualisht po "garon" për një vend në parlament me kolegen e saj, ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Aktualisht, diferenca mes të dyjave është shifra e 109 votave./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB